Terms And Conditions
- Menyra e vetme e pagesës është me kartë krediti (Maestro, MasterCard, Visa ose Visa Electron)
- Bileta elektronike është bileta të cilën e pranoni pas pagesës së suksesshme dhe të njejtën duhet ta keni me vete në aeroport.
- Në momentin që pagesa bëhet me sukses do te hapet bileta elektronike.
- Te njëjten mund ta printoni në çdo kohë duke klikuar në linkun www.flybasel.com/site/my-booking
- Check-in bëhet në aeroport 2 orë para nisjes. (ky sherbim eshte falas)
- Pasagjerët me priority boarding janë të parët qe hipin në avion.
- Pasagjerët me priority boarding mund të marrin një çantë shtesë me vete në avion (55x40x23cm, max 10kg
- Pasagjerët të cilët paguajnë shërbimin Front Seat kanë ulësen në pjesën para të avionit (nga rradha 2 deri në 11)
- Çdo pasagjer i cili udheton nga Republika e Maqedonise (me pasaportë Maqedonase) duhet të ketë pasaportë te vlefshme biometrike me afat më shumë se 3 muaj nga data e kthimit. Pasagjeri është i obliguar që të kontrolloje te gjitha dokumentet, vlefshmërinë dhe validitetin e tyre para se të bëjë rezervimin.
- Pasagjerët më aftësi të kufizuara duhet të lajmerohen në numrin e telefonit +389 45 266212, jo më vonë se 48 orë para nisjes qe te sigurohet asistenca perkatese.
- Të gjitha rezervimet janë të parefundueshme dhe të pandryshueshme.
- Ndryshimi i emrit mund të bëhet deri 24 orë para fluturimit nga llogaria juaj www.flybasel.com/site/my-booking duke paguar taksën prej 60 Eur për person.
- Çanta e dorës me dimenzione 40x30x20cm deri 8kg mund të merret falas në avion.
- Bagazhet me mase me te madhe jane me pagese, edhe ate:
- Bagazhi 10kg kushton 15 Eur.
- Bagazhi 20kg kushton 30 Eur.
- Bagazhi 32kg kushton 40 Eur.
- Bagazhi mund të shtohet dhe pas rezervimit (deri 24 ore para fluturimit) duke paguar taksën prej 5 Eur për bagazh
- Fëmijet prej moshes 2 deri 14 vjeç regjistrohen si CHD (Fëmije) dhe paguajn shumën e njëjtë si i rritur.
- Foshnjët e posalindur deri 2 vjec paguajn vetëm taksen prej 30 Eur për drejtim.
- Në raste të rralla anulimi për arsye teknike ose nga moti i keq (raste të pashmangshme), pasagjerët kanë të drejtë që:
- Të anulojnë biletën e tyre duke refunduar shumen e plotë qe kanë paguar ose
- Të ndryshojnë datën e udhëtimit për cilen do datë tjetër pa pagesë shtesë
- Nëse pasagjeri nuk na kontakton deri 24 orë pas anulimit të fluturimit, automatikisht refundohet shuma e plotë në kartelën me të cilën është bërë pagesa.
- Ankesat dhe komplimentet procesohen duke plotësuar formularin në www.flybasel.com/site/contact dhe të njëjtat ndiqen nga ekipi i asistencës të cilet do ju kthejnë një përgjigje brenda 30 ditëve.